Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, bëri me dije se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit nga operacionet ushtarake të Izraelit që vijojnë në të gjithë territorin.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, reagoi menjëherë pas këtyre zhvillimeve tragjike duke e quajtur luftën një "krim të rëndë" të Izraelit, kundër popullit të tij.
Izraeli nga ana e tij, bën me dije se ka goditur më shumë se 100 pozicione të militantëve, mes raporteve për operacione tokësore në Gazën qendrore.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, burimet mjekësore palestineze thonë se 6 palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron, gjatë natës, në kampin e refugjatëve Nur Shams në Tulkarem.
Sipas ministrisë palestineze, të paktën 20.915 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, janë vrarë në më shumë se 11 javë luftime. (A2 Televizion)