4 ditë frymëmarrje për Gazën, Izraeli dhe Hamasi arrijnë ujdi për lirim të pengjeve

Nga Rosalba Bejdo
22 Nëntor 2023, 15:55 | Bota

Pas disa javësh negociata me ndërmjetësimin e Katarit dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve përgjatë 4 ditëve, gjatë se cilave të ketë pauzë të luftimeve.

Nëse do të ketë sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që prej fillimit të luftës dhe do të parashikojë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të marrë peng nga Izraeli, në këmbim të 150 palestinezëve të mbajtura në burgjet izraelite.

Tel Avivi publikoi një listë të 300 personave, të cilët mund të lirohen, dhe shumica e tyre janë meshkuj. Lajmi është pritur me gëzim, por edhe shqetësim mes familjarëve të personave të marrë peng në Izrael, të cilët pyesin se çdo të bëhet me personat qe do të vijojnë të mbeten në duart e Hamasit…

Ka 40 fëmijë brenda Gazës dhe ato do të lirojnë vetëm 30. Çfarë do të bëhet me të tjerët? Izraeli bëri të ditur se pauza në luftime mund të zgjasë më shumë se 4 ditë, dhe se për çdo 10 pengje të liruar përveç 50 për të cilët ka dakordësi, pauza do të shtyhet me një ditë.

Megjithatë, Tel Avivi këmbëngul se ky nuk është fundi i luftës, e cila do të vazhdojë deri në kthimin e të gjitha pengjeve në shtëpi dhe eliminimin e Hamasit.

“Po thuhen kaq shumë gjëra pa kuptim atje jashtë; se ne do të ndalim luftën për lirimin e pengjeve. Prandaj dua të sqaroj se lufta do të vazhdojë deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet tona. Katari që ndërmjetësoi ujdinë, tha se një numri i madh kamionësh me ndihma ushqimore, mjekësore dhe karburant do të lejohen në Gaza, civilët përballen me një katastrofë humanitare”, tha Banyamin Netanyahu.

Ende nuk është e qartë se kur do të nisë pauza në luftime, por sipas Katarit kjo do të bëhet e ditur gjatë 24 orëve te ardhshme. Forcat e mbrojtjes së Izraelit njoftuan se vijojnë operacionin, ajri, toka dhe deti, ndërsa bombardime të reja u raportuan në Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos