Hamasi po shqyrton një propozim të rënë dakord në një takim në Paris javën e kaluar midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe ndërmjetësve nga Egjipti dhe Katari, për një armëpushim në Gaza.
Një burim i nivelit të lartë pranë bisedimeve tha se projekt-propozimi i dërguar Hamasit përfshin një armëpushim 40-ditor dhe një shkëmbim 10 menjë të të burgosurve dhe pengjeve.
Dy zyrtarë të lartë të Hamasit thanë se komentet e Bidenit që sugjeronin se marrëveshja ishte arritur në parim, ishin të parakohshme.
Kishte "ende boshllëqe të mëdha për t'u kapërcyer", tha një zyrtar i Hamasit për Reuters. “Çështjet primare dhe kryesore të armëpushimit dhe tërheqjes së forcave izraelite nuk janë shprehur qartë, gjë që vonon arritjen e një marrëveshjeje”.
Hamasi pritet të lirojë rreth 40 pengje, duke përfshirë gra, persona nën 19 ose mbi 50 vjeç dhe të sëmurë, në këmbim të rreth 400 të burgosurve palestinezë. Pritet gjithashtu rihapja e spitaleve dhe furrave të bukës në Gaza dhe hyrja e menjëhershme e pajisjeve dhe karburanteve përkatëse. Banorët e Gazës, përveç burrave në moshë luftarake, do të lejohen të kthehen në shtëpi në zonat e evakuuara.
Izraeli do të rivendoste trupat e tij jashtë zonave të banuara. Banorët e Gazës, përveç burrave në moshë luftarake, do të lejohen të kthehen në shtëpi në zonat e evakuuara më parë dhe ndihma do të rritet, duke përfshirë pajisje urgjente për strehimin e të zhvendosurve.
Por oferta duket se nuk ka përmbushur kërkesat kryesore të Hamasit në bisedimet e mëparshme - që një armëpushim të përfshijë një angazhim për një fund të përhershëm të luftës dhe tërheqjen e Izraelit.
Ai gjithashtu nuk mbulon lirimin e pengjeve izraelitë që janë ushtarë ose burra të shëndetshëm në moshë luftarake, ose një kërkesë të Hamasit për lirimin e rreth 1500 të burgosurve. (A2 Televizion)