Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

BE kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit të mjedisit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 11:49 | Bota

BE kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit të

Bashkimi Europian bëhet organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më serioze të dëmit mjedisor që mund të cilësohen ekocid.

Shkatërrimi i ekosistemeve, duke përfshirë edhe humbjen e habitateve apo prerjen e paligjshme të pemëve, do të konsiderohen vepra penale për të cilat mund të jepen dënime me burg nën direktivën e përditësuar të BE-së për krimin mjedisor.

Parlamenti Europian pritet që ta votojë projektligjin gjatë ditës së sotme pasi shtetet anëtare të Unionit arritën një marrëveshje në nëntor.

Më pas, shtetet anëtarë do të kenë dy vite në dispozicion për ta sanksionuar atë në ligjin kombëtar.

Krimet mjedisore vijojnë në Europë. Në raportin e saj për luftën kundër krimit mjedisor në Evropë, Byroja Evropiane e Mjedisit përmend shembuj të shumtë të krimeve mjedisore që ende nuk janë ndëshkuar pasi nuk janë përfshirë në direktivën e vjetër.

Këto përfshijnë peshkimin e paligjshëm të tonit blu, ndotjen agro-industriale në zonat e mbrojtura, si dhe praktikat e paligjshme të gjuetisë dhe mashtrimin në tregun e karbonit.

A2 CNN Livestream

A2 Business