“Amerika është kthyer”, Trump bën postimin e parë në X si presidenti i 47-të i SHBA

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 21:15 | Bota

“Amerika është kthyer”, Trump bën postimin e

"Amerika është kthyer". Kështu shkruan Donald Trump në postimin e tij të parë në llogarinë zyrtare në X, pas betimit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

"Çdo ditë të vetme do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje të trupit tim. Nuk do të ndalem derisa të kemi Amerikën e fortë, të sigurt dhe të begatë që fëmijët tanë e meritojnë dhe që ju e meritoni," shkroi ai më tej, duke përfunduar se "kjo do të jetë me të vërtetë epoka e artë e Amerikës".

Ndërkohë presidenti Donald Trump nisi rikthimin e tij në detyrë duke firmosur një sërë dokumentesh, nga emërimet deri te urdhrat ekzekutivë, gjatë një ceremonie nënshkrimi në Kapitol pas betimit të tij si president.

“Amerika është kthyer”, Trump bën postimin e

Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si presidenti i 47-të i SHBA-së. Ai bëri betimin në një ceremoni të mbajtur, për herë të parë pas 40 vitesh, brenda Kongresit. Të pranishëm ishin ish-presidenti Joe Biden dhe ish-nënpresidentja, Kamala Harris, që bënë të mundur transferimin e qetë të pushtetit, në duart e republikanit. Gjithashtu edhe shumë ish-presidente të tjerë të Amerikës. Për t’u betuar, Trump përdori biblën e Abraham Lincoln, që është e njëjta e përdorur në inaugurimin e Lincolnit president në vitin 1861. Në fjalimin e parë si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, prezantoi vizionin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme, për Amerikën kryesisht, por edhe për botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos