Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Bie indeksi i perceptimit të korrupsionit në Evropë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 14:47 | Bota

Bie indeksi i perceptimit të korrupsionit në Evropë

Mesatarja e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për Evropën Perëndimore dhe Bashkimin Europian ka rënë për herë të parë në pothuajse një dekadë.

Të dhënat u publikuan ditën e sotme nga Transparency International.

“CPI për 2023 zbulon se përpjekjet kundër korrupsionit kanë ngecur ose kanë rënë në më shumë se tre të katërtat e vendeve në rajon. Midis 31 vendeve të vlerësuara, vetëm gjashtë i kanë përmirësuar rezultatet, ndërsa tetë kanë rënë që nga viti 2012,” njoftoi organizata.

Vendet që kanë dalë me rezultatet më të mira në rajon janë Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, ndërsa performuesit më të dobët ishin Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli