Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

SHBA planifikon hakmarrjen ndaj Iranit, Pentagoni: Përgjigje e fortë, por nuk duam luftë

Nga Rosalba Bejdo
30 Janar 2024, 12:13 | Bota

SHBA planifikon hakmarrjen ndaj Iranit, Pentagoni: Përgjigje e fortë,

Kundërpërgjigjja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sulmit me dron në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën mbi 30 të tjerë, me gjasë do të jetë më e fuqishme se sulmet e mëhershme hakmarrëse në Irak dhe Siri.

Kështu mendojnë zyrtarë të cituar nga CNN, edhe pse Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë po tregojnë kujdes për të mos zbuluar planet e administratës. Presidenti Joe Biden është në presion të shtuar për t’u kundërpëgjigjur në një mënyrë që do t’i ndalte një herë e mirë sulmet, por duke shmangur një konflikt global. Shtetet e Bashkuara fajsojnë grupet e mbështetura nga Irani për sulmin, konkretisht Katib Hezbollah. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua se do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm, por megjithatë Pentagoni e bën të qartë se nuk e do një luftë me Iranin. 

Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit, tha: “Ne sigurisht që nuk duam luftë. Dhe sinqerisht nuk shohim që Irani të jetë i interesuar për të hyrë në një luftë me Shtetet e Bashkuara”. 

Qeveria amerikane publikoi më herët emrat e tre ushtarëve të vrarë nga droni armik në bazën e njohur si Kulla 22, në Jordani; rreshteri William Jerome Rivers, 46 vjeç, specialist Kennedy Ladon Sanders, 24, dhe Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç. Mediat amerikane, të cilat i referohen zyrtarëve të mbrojtjes, thonë se droni i përdorur në sulm duket të jetë i prodhimit iranian. Ata sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një model të dronëve Shahed, më të cilët Irani ka furnizuar edhe Rusinë.

Siç mësohet, sistemet e mbrojtjes ajrore ishin të çaktivizuar në momentin e sulmit, pasi droni armik kishte ardhur në të njëjtën kohë me një dron të rikthyer amerikan. Trupat kishin qenë duke fjetur në bazën ajrore pa asnjë paralajmërim.

Irani, që financon dhe trajnon një sërë grupesh militante që veprojnë në Lindjen e Mesme, mohon përgjegjësinë e sulmit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli