Lëvizte i armatosur me një hark, qëllohet për vdekje nga policia një person në Londër

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 11:29 | Bota

Lëvizte i armatosur me një hark, qëllohet për vdekje nga

Policia në kryeqytetin britanik ka qëlluar për vdekje një burrë i cili, sipas raportimeve, po tentonte të futej në një pronë i armatosur me një hark.

Mediat në vend raportojnë se burri që mund të jetë rreth të tridhjetave, dyshohet se tentoi të futej me forcë në një bllok banimi në Bywater Place, Southwark, në orët e para të mëngjesit.

Lëvizte i armatosur me një hark, qëllohet për vdekje nga

Policia në vendin e ngjarjes tentoi që ta largonte, por ai i kërcënoi dhe mundi që të futej në një godinë.

Një nga oficerët u detyrua që të hapte zjarr në drejtim të tij. Siç bëri të ditur policia, mjekët në vendngjarje ia dhanë ndihmën e parë, por nuk mundën ta shpëtonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos