Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Testi i tretë brenda një jave, Koreja e Veriut lëshon raketa në Detin e Verdhë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 08:27 | Bota

Testi i tretë brenda një jave, Koreja e Veriut lëshon raketa

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa lundrimi në një zonë detare në Detin e Verdhë, duke alarmuar Korenë e Jugut.

Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Seulit njoftoi se lëshimi i këtyre raketave është në vazhdën e një serie testesh që Pheniani ka kryer me një ritëm intensiv në nisje të 2024.

Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin e raketave të paidentifikuara në drejtim të "Detit Perëndimor", i njohur gjithashtu si Deti i Verdhë, rreth orës 07:00 me atë lokale.

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së dhe Koresë së Jugut po kryejnë një analizë të detajuar të këtij testi nga ana e Veriut komunist, pasi është i treti në më pak se një javë.

Ushtria jonë po punon ngushtë me SHBA-në, ndërkohë që forcon mbikëqyrjen dhe vigjilencën dhe monitoron nga afër aktivitetet e Koresë së Veriut”, thanë gjeneralët në Seul në një deklaratë për shtyp.

Ndryshe nga testet e raketave balistike, lëshimet e raketave të lundrimit nuk janë të ndaluara sipas sanksioneve të OKB-së kundër Phenianit.

Të mërkurën e kaluar, Koreja e Veriut vazhdoi të lëshonte raketa lundrimi në drejtim të Detit të Verdhë, duke pohuar se kishte testuar një gjeneratë të re të sistemeve të armëve "strategjike" të këtij lloji.

Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA gjithashtu raportoi dje se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri personalisht lëshimin e testimit të dy raketave të lundrimit nga një nëndetëse.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi