Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Paralajmërimi i frikshëm i Zelensky-t: Nis Lufta e Tretë Botërore nëse bie Ukraina

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 17:15 | Bota

Paralajmërimi i frikshëm i Zelensky-t: Nis Lufta e Tretë

Në një intervistë për median gjermane ARD, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se nëse Ukrainas nuk do t’ia dalë të mposhtë Rusinë, atëherë nis Lufta e Tretë Botërore.

Ai bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore, ndërsa theksoi se kancelari gjerman, Olaf Scholz e kishte kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe se Gjermania kishte filluar të rrisë mbështetjen ushtarake.

“Përshtypja ime është se kancelari Scholz e kuptoi se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm kërcënim për Ukrainën”, tha ai për ARD.

Ai shtoi se vendet evropiane, kryesisht ato baltike, mund të jenë objektivi i ardhshëm i Rusisë. “Unë mendoj se kancelari Scholz mendon se nëse nuk rezistojmë, Rusia do t’i afrohet më shumë Gjermanisë. Kancelari Scholz e kupton që ekziston një rrezik i tillë dhe është padyshim lufta e tretë botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, Në çdo rast do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, tha lideri ukrainas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi