Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

12 punonjës të OKB-së akuzohen të kenë ndihmuar Hamasin në sulmin e 7 tetorit

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 15:55 | Bota

12 punonjës të OKB-së akuzohen të kenë ndihmuar

Një numër punonjësish të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë akuzuar se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit, të kryer nga Hamasi.

Agjencia e lajmeve AP raporton se akuzat bëhen në një dokument të siguruar nga Izraeli, sipas të cilit, shtatë punonjës të OKB-së, kryen sulme në territorin izraelit, kurse dy të tjerë dyshohet se morën pjesë në rrëmbime.

Akuzat kundër punonjësve të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë i shtynë vendet perëndimore që të ngrijnë fondet për Organizatën, e cila po u vjen në ndihmë palestinezëve në Gaza.

OKB pushoi nëntë nga 12 punëtorët e akuzuar dhe dënoi "aktet e neveritshme" të anëtarëve të stafit.

Akuzat vijnë pas vitesh tensionesh midis Izraelit dhe agjencisë së njohur si UNRWA për punën e saj në Gaza, ku ajo punëson afërsisht 13,000 njerëz.

Pavarësisht katastrofës humanitare që po ndodh në territorin e rrethuar, ku lufta e Izraelit kundër Hamasit ka zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe zyrtarët thonë se një e katërta e palestinezëve po vdesin nga uria, donatorët kryesorë, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, kanë shkurtuar fondet.

Të hënën, Japonia dhe Austria iu bashkuan ngrirjes së fondeve. Teksa shumica e buxhetit të saj është në pikëpyetje, UNRËA thotë se do të detyrohet të ndalojë operacionet brenda javësh nëse financimi nuk rikthehet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli