Një grabitje rekord për nga vlera e mallrave por jo nga sasia është regjistruar në Francë.
Pronarët e një prej restoranteve më luksoze të Parisit kanë denoncuar në polici se nga qilari i tyre janë vjedhur 83 shishe verë, me vlerë 1.5 milionë euro.
83 bouteilles de grands crus dérobées pour plus d'un million d'euros au restaurant La Tour d'Argent pic.twitter.com/YEVSl0D82w
— BFMTV (@BFMTV) January 29, 2024
Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet fjalë për restorantin Tour d'Argent, një nga më të vjetrit dhe më të shtrenjtit në Paris, i cili ka denoncuar vjedhjen në polici më 25 janar.
Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999 dhe që kushton 31,200 euro shishja. (A2 Televizion)