Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Dalin pamjet e sulmit në kishën katolike në Stamboll, dy të arrestuar, ISIS merr përgjegjësinë

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 10:04 | Bota
Dalin pamjet e sulmit në kishën katolike në Stamboll, dy të

Ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, njoftoi arrestimin e dy personave për sulmin e përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll, me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Sulmi ndodhi në kishë gjatë meshës së të dielës, kur dy persona me kapuç hynë në orën 11:40 dhe hapën zjarr mbi besimtarët.

Sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për vrasje, të cilët shkaktuan vdekjen e shtetasit tonë Tuncer Cihan në lagjen Sariger të Stambollit, gjatë meshës së të dielës në kishën Santa Maria. Përgëzoj Policinë e Stambollit dhe oficerët tanë që gjurmuan dhe arrestuan autorët. I shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve të qytetarit tonë që humbi jetën”, shkroi ministri Gerlikaya në rrjetet sociale.

Ekipet e Antiterrorizmit të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit janë duke punuar për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në një deklaratë në Telegram, ata pretendojnë se sulmi ishte në përgjigje të një thirrjeje nga udhëheqësit e grupit për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.

Në të njëjtën kohë mediat turke kanë publikuar një video nga momenti i sulmit brenda kishës katolike. Aty shihet se dy autorët hynë në kishë ndërkohë që dhjetëra besimtarë po merrnin pjesë në meshën e së dielës.

Ata fillojnë të qëllojnë, ndërsa njerëzit shtrihen në dysheme për të shpëtuar veten.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli