Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Zbulohen në Gjermani 700 granata nga Lufta e Dytë Botërore

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 07:17 | Bota

Zbulohen në Gjermani 700 granata nga Lufta e Dytë Botërore

Punëtorët e ndërtimit në provincën lindore gjermane të Saksonisë zbuluan gjatë punimeve qindra granata të vogla të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Lajmi u konfirmua nga policia, sipas të cilës disa prej tyre u zbuluan të premten, kur u thirrën ekspertët e asgjësimit të bombave.

Pas kësaj, punëtorët gjetën më shumë granata, kështu që numri i përgjithshëm u rrit në pothuajse 700.

Predhat u hoqën menjëherë për asgjësimin e duhur.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të njohura si “Wurfgranaten”. Këto janë granata të vogla që gjuhen nga një armë sinjalizuese.

Punëtorët gjermanë të ndërtimit shpesh zbulojnë mjete të ngjashme të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli