Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Anglisë, ku si pasojë e një sulmi me thikë 2 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën. Sipas informacioneve një grup personash sulmuan dhe më pas qëlluan për vdekje me thikë adoleshentët.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve. Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët “arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.
Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht ndërruan jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Mediat vendase njoftojnë se, nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit. (A2 Televizion)