Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Sulm i armatosur në një Kishë në Stamboll, 1 i vdekur

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 12:45 | Bota

Një sulm i armatosur ka ndodhur gjatë shërbimit të së dielës në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen Sarıyer të Stambollit. Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe  ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, i cili  tha se një person humbi jetën pas sulmit.

Sipas ministrit, sulmi ndodhi rreth orës 11:40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë. Sipas CNN turk autorët që kryen sulmin erdhën në kishë me armë automatike.

Sulm i armatosur në një Kishë në Stamboll, 1 i vdekur

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbimit në kishën Santa Maria në Sarıyer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”, tha zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi