Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

“Eksperienca më mbresëlënëse”, dhjetëra balona shumëngjyrëshe fluturojnë mbi Alpet zvicerane

Nga Loneta Progni
27 Janar 2024, 13:57 | Bota

“Eksperienca më mbresëlënëse”, dhjetëra

Dhjetëra balona shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë pushtuan qiellin pothuajse pa re mbi qytetin alpin zviceran Shato-d'Oeks gjatë një festivali vjetor që magjepsi shumë fluturues me balona dhe spektatorë nga e gjithë bota.

Piloti amerikan i balonave Eliev Kohen, i cili ka regjistruar më shumë se 1000 orë fluturimi rreth globit, e përshkruan mundësinë për të fluturuar mbi Alpet zvicerane si "bekimi më i madh që mund të përjetonte ndonjëherë në karrierën e tij me balona".

Shtatëdhjetë e pesë balona me ajër të nxehtë po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar nëntë ditor të Balonave Shato-d'Oeks, i cili mbyllet të dielën e 28 janarit.

I vendosur në një luginë alpine, qyteti është i njohur për erërat që mundësojnë një fluturim veçanërisht të mbarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli