Për 24 orë, Tajvani është vendosur në një rrethim kinez, teksa autoritetet në ishull kanë numëruar të paktën 33 avionë ushtarakë dhe shtatë anije luftarake që kanë fluturuar dhe janë sjellë në det rreth territorit të tyre.
Ky është numri më i lartë i mjeteve ushtarake të Kinës që kërcënojnë Tajvanin që nga zgjedhjet presidenciale të 13 janarit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në ishull.
Dy balona kineze me ajër të nxehtë u vunë re gjithashtu mbi Ngushticën e Tajvanit, rreth orës 06:00 me atë lokale.
“Nga avionët”, tha ministria, “13 kaluan vijën mesatare në ngushticën e Tajvanit” – një kufi jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit që Pekini nuk e njeh.
Votuesit e Tajvanit kanë zgjedhur Lai Ching-te të Partisë Demokratike Progresive si president dhe ai ka premtuar të mbrojë territorin nga kërcënimet e Pekinit.
Kina, e cila e konsideron Tajvanin provincën e saj dhe synon ta ribashkojë atë me ishullin, qoftë edhe me forcë nëse është e nevojshme, e konsideron Lai një separatist të rrezikshëm dhe i ka kërcënuar mbështetësit e tij me pasoja të rënda. (A2 Televizion)