Duhet të sulmoni Iranin! SHBA-ja zotohet për hakmarrje pas vrasjes së 3 ushtarëve

Nga Rosalba Bejdo
29 Janar 2024, 10:37 | Bota

Duhet të sulmoni Iranin! SHBA-ja zotohet për hakmarrje pas vrasjes

Do të kundërpërgjigjemi!” Këto ishin fjalët e presidentit, Joe Biden, pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë në një bazë të SHBA-së pranë kufirit të Jordanisë me Sirinë.

Uashingtoni fajëson milicitë radikale të mbështetura nga Irani për sulmin ku pati gjithashtu dhjetëra të plagosur. Kjo është hera e parë që trupa amerikane vriten në rajon që prej shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Patëm një natë të vështirë, pasi humbëm tre ushtarë të guximshëm në një sulm ndaj bazave tona. Ne do të kundërpërgjigjemi”, tha Joe Biden.

Irani ka nxituar të mohojë akuzat e SHBA dhe Britanisë së Madhe se qëndronte pas ngjarjes e cila shënon një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Lindjen e Mesme.

Këto akuza bëhen me qëllimin e vetëm politik për të përmbysur realitetin në rajon”, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Teheran.

Por duket se zyrtarët amerikanë, nuk kanë dyshime se dora e Teheranit fshihet pas dronit që duket të jetë lëshuar nga Siria.

Jemi sulmuar më shumë se 100 herë rreth Lindjes së Mesme gjatë muajve të fundit dhe ne e dimë që vjen nga Irani”, tha ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark.

Disa ligjvënës në Shtetet e Bashkuara, thonë se goditja e militantëve të mbështetur nga Irani në rajon nuk është më e mjaftueshme. Ata kërkojnë që tani të sulmohet vetë Irani.

Por analistët druhen se një lëvizje e tillë mund të çojë në konflikt global. “Duhet të kujtojmë se Irani është i lidhur jo vetëm me Rusinë, por edhe Kinën e vende të tjera”, tha gjenerali Mark Hertling, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos