Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Bilanci i një lufte shkatërrimtare, më shumë se gjysma e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 18:44 | Bota

Bilanci i një lufte shkatërrimtare, më shumë se gjysma e

Më shumë se gjysma e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Izraeli nisi hakmarrjen e tij për sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

Imazhet tregojnë se si bombardimet e Gazës jugore dhe qendrore janë intensifikuar që nga fillimi i dhjetorit, me qytetin e Khan Younis që po përballet në këto ditë me forcën më të madhe të aksionit ushtarak të Izraelit.

Në të gjithë Gazën, zonat e banuara kanë mbetur të rrënuara, rrugët e frekuentuara më parë janë kthyer në gërmadha, universitetet janë shkatërruar, po ashtu dhe tokat bujqësore, teksa rrethinat e qyteteve janë mbushur me tenda për të strehuar mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.7 milionë njerëz ose më shumë se 80% e popullsisë së Gazës, janë të zhvendosur, ndërsa gjysma e tyre është vendosur në skajin më jugor të Rripit .

Analiza, e kryer nga "Corey Scher i City University of New York" dhe "Jamon Van Den Hoek" i "Oregon State University", krahason imazhet për të zbuluar ndryshime të papritura në lartësinë ose strukturën e ndërtesave që tregojnë dëme.

Analiza sugjeron se midis 144,000 dhe 175,000 ndërtesa në të gjithë Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar, ose e thënë ndryshe më shumë se 50%.

Qyteti jugor i Khan Younis është goditur javët e fundit, me më shumë se 38,000 ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara.

IDF i ka justifikuar vazhdimisht veprimet e tepruara ushtarake duke vënë në dukje se Hamasi qëllimisht futet në zonat civile.

Një shembull ishte Universiteti Israa, në Gazën veriore, fillimisht i dëmtuar rëndë pak para se të hidhej në erë plotësisht në atë që dukej si një shpërthim masiv i kontrolluar. Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe IDF thotë se vendimi për ta hedhur totalisht në erë tani është duke u hetuar.

Shumë nga vendet historike të Gazës kanë pësuar dëmtime të mëdha, duke përfshirë Xhaminë al-Omari të ndërtuar fillimisht në shekullin e 7-të.

Në veri dhe në qendër të Gazës, ku zhvillohej pjesa më e madhe e bujqësisë para luftës, sipërfaqe të mëdha toke duken të rrënuara. Në shumë vende dëmi korrespondon me ndërtimin e mbrojtjeve të përkohshme izraelite.

Disa fermerë kanë humbur të korrat e tyre edhe pse toka e tyre nuk u godit drejtpërdrejt.

Konfliktet e mëparshme si ato në Siri dhe Ukrainë kanë treguar se rehabilitimi i tokave bujqësore mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

Armët e pashpërthyera e bëjnë të rrezikshëm kthimin dhe punën e fermerëve. Ekziston gjithashtu sfida e pastrimit të tokave të kontaminuara dhe rindërtimit të infrastrukturës si uji, energjia dhe sistemet e transportit.

Kur nisi fushatën e tij kundër Hamasit, Izraeli u tha palestinezëve që jetonin në veri dhe në qendër të Gazës që të lëviznin në jug. Shumë prej tyre kanë përfunduar në Rafah dhe përballen me një të ardhme të pasigurt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu