Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Bota ngrihet kundër Izraelit, Biden: Ndalni ofensivën në Rafah, civilët duhet të mbrohen!

Nga Rosalba Bejdo
13 Shkurt 2024, 15:36 | Bota

Civilët e strehuar në qytetin e Rafahut në Rripin e Gazës, janë të ekspozuar dhe vulnerabël, dhe duhet të mbrohen. Presidenti amerikan Joe Biden ngre tonet kundër aleatit izraelit, Benjamin Netanahu, duke bërë thirrje të besueshme për të mbrojtur më shumë se 1.5 milion palestinezët që janë shpërngulur në Rafahun jugor.

Qyteti kufitar me Egjiptin i konsideruar si i sigurt në fillimet e luftës, është vënë në shënjestër të bombardimeve të rënda ajrore gjatë ditëve të fundit, me pasojë vdekjen e qindra civilëve. Gjatë një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, ai tha se do të nxiste një armëpushim 6-javor. 

“SHBA po punon mbi një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit që do të garantonte një periudhë qetësie në Gaza prej të paktën 6 javësh. Diskutuam edhe për situatën në Rafah. Shumë njerëz janë “paketuar” atje, janë të ekspozuar dhe vulnerabël. Ata duhet të mbrohen. Një operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të zhvillohet pa një plan të besueshëm që garanton sigurinë e tyre.”, tha Biden.

Javën e kaluar kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se kishte urdhëruar trupat të përgatiteshin për zgjerimin e operacionit tokësor në Rafah, ku siç thotë po fshihen militant të Hamasit.

Shefi i OKB për të drejtat e njeriut, Volker Türk tha se çdo sulm do të ishte katastrofik e do të vdisnin shumë civilë.  Shumë prej të shpërngulurve që janë strehuar në Rafah, jetojnë në tenda dhe kushte të mjerueshme, me akses të kufizuar ndaj ujit të pijshëm apo ushqimit. Një numër shtetet, e kanë ngritur zërin kundër ofensivës së planifikuar izraelit.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josef Borrel i kërkoi aleatëve të Tel Avivit, kryesisht SHBA, të ndalin furnizimet me armë pasi shumë njerëz po vdisnin në gaza. Arabia Saudite ka paralajmëruar me pasoja shumë serioze, nëse forcat izraelite mësyjnë Rafahun.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli