Del bilanci i fundit tragjik në Gaza: 13,300 viktima që nga fillimi i luftës, 5600 prej tyre fëmijë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 19:22 | Bota
Del bilanci i fundit tragjik në Gaza: 13,300 viktima që nga fillimi i
Foto ilustruese

Një raport i publikuar së fundmi nga autoritetet në Gaza, zbulojnë se numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit, ka arritur në 13,300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë. Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Më shumë se 14 mijë njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 13,300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë dhe 1600 izraelitë, 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi