Digjet pallati në Itali, humbin jetën dy persona

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 22:39 | Bota

Digjet pallati në Itali, humbin jetën dy persona

Një zjarr ka rënë në një pallat trekatësh në Rimini të Italisë, duke lënë të vdekur dy persona.

Viktimat ishin një burrë 55-vjeçar, i cili vdiq nga asfiksia, dhe gruaja e tij 42-vjeçare . Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe zjarrfikëse, policie, por edhe banorë të pallati.

Burri që vdiq nga helmimi ishte me origjinë nga Kampania, ndërsa gruaja e tij ishte e huaj.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 43 persona që ndodheshin në pallat në momentet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos