Inxhinieri Erion Softa deklaroi se në Shqipëri ka shumë gjëra për të cilat duhet protestuar, por theksoi se “nuk duhet të paragjykojmë projektet para se të dalin”.
“Ky vend ka shumë gjëra për të protestuar dhe një protestë e tillë, me kulturë, me edukatë dhe pastërti, nuk ishte parë në këtë vend. Të gjithë ne jemi në krah të protestuesve, por ama po presim një artikulim real. Në këtë vend kemi shumë probleme me turizmin, por të themi që jemi para një krimi mjedisor… A ka krim më të madh mjedisor se qyteti ku jetojmë sot? A duhet të protestojmë? Patjetër, jam dakord të protestohet për një rrahje brutale të një qytetari në sytë e policisë, por duhet parë projekti dhe më pas të protestohet realisht”, tha Softa në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
“Ne kemi probleme me çmimet, me menaxhimin e jetës, por nuk duhet të paragjykojmë projektet para se të dalin. Ai ndoshta ndërton 50 shtëpi druri atje”, shtoi inxhinieri. (A2 Televizion)