Dorëhiqet Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, letër kryeministrit Starmer

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 13:36 | Bota

Dorëhiqet Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, letër

Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, John Healey, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Keir Starmer, shkruan A2CNN.

Në një letër drejtuar kryeministrit , ai thotë se plani i investimeve në mbrojtje "nuk përmbush atë që kërkohet për mbrojtjen dhe vendin në këtë kohë të rrezikshme".

"Pasi ju shpjegova se nuk do të isha në gjendje të pranoja një zgjidhje DIP që nuk u jep forcave tona burimet që u nevojiten," shkruan ai, "tani nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të paraqes dorëheqjen time si sekretar juaj i mbrojtjes".

Healey nuk përmend edhe fushat për të cilat është krenar në qeverisje, duke përfshirë ushëheqjen në mbështetje për Ukrainën gjatë luftës me Rusinë dhe vendosjen e Britanisë si një zë kryesor brenda aleancës së NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos