82 vjet nga gjenocidi, riorganizimi i shoqatës patriotike “Çamëria”

Nga Luela Myftari
11 Qershor 2026, 14:44 | Aktualitet

82 vjet nga gjenocidi, riorganizimi i shoqatës patriotike

Qershori është muaji i përkujtesës për Shqiptarët e Çamërisë, por 82 vjet pas 27 qershorit të vitit 1944 kur çamët u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ende ndihet plaga e hapur për ata që erdhën fëmijë dhe nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e tyre.

Pas një kohe të gjatë në heshtje, themeluesit e shoqatës kanë menduar të rijetëzojnë, shoqërinë e tyre patriotike, shkruan A2 CNN. Të ndjerë të përjashtuar, të përçarë apo pa një shoqatë aktive, çamët janë mbledhur sërish për të riorganizuar shoqatën, që njëzëri mendohet të jetë një vend ku të gjithë të mund të aderojnë pa ndier presionin e një kahu politik apo një tjetri.

Që nga viti 1991 kur u themelua, Shoqata Patriotike Çamëria ka pasur vetëm një qëllim, të jetë shtëpia e të gjithë çamëve. Ky është qëllimi që ka bërë bashkë themeluesit e shoqatës, të rinj e kontribuues të hershëm për kulturën e aktivitetet, për historinë e përkujtesën, pasi Çamëria është dashuria e painteres bën bashkë të gjithë, edhe këtë qershor që shënon 82 vjet që nga koha kur shqiptarët e Çamërisë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos