Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2026

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 16:26 | Aktualitet

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për

Qendra e Shërbimeve Arsimore QSHA ka shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2026. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, krahas linkut, në të cilin maturantët mund të gjejnë edhe vlerësimin.

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan më 2 qershor provimit të parë të Maturës Shtetëror, atij të Gjuhës së Huaj. Dy ditë më parë ata u testuan në Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor do të vijojnë me Matematikën, për ta përmbyllur më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos