“Turizëm për terapi hormonale, do vijnë të huaj në Shqipëri”, shqetësimi i mjekes Dollenberg

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 08:23 | Aktualitet

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, foli në emisionin “Dita Jonë” në lidhje terapinë hormonale që tanimë po ofrohet në QSUT, ku janë regjistruar plot 80 kërkesa në një muaj. Sipas mjekes të huaj do të vijnë në Shqipëri për terapi hormonale, pasi në Europë apo Gjermani, vështirësia për një terapi të tillë është e lartë, dhe procesi zgjat me vite.

Kur e dëgjova lajmin për Shqipërinë, mendova, tani po gjendet me sa duket një formë tjetër si të bëhet një turizëm mjekësor për transgjinorët tanimë, sepse vështirësia për marrjen e një terapie hormonale në Europë, në total, por edhe në Gjermani është shumë e lartë. Patjetër që do vijnë. Ligji gjerman parashikon që për një terapi të tillë…Janë hormone që determinojnë identitetin tonë, statusin tonë juridik, jemi burrë, grua, kanë shumë efekte sa sociale, shëndetësore, por edhe juridike. Prandaj ligji gjerman parashikon që para se të marrësh një terapi të tillë duhet të kalosh në një sërë hallkash, duke filluar që nga një terapi 1-vjeçare, psiko-terapi. Në Gjermani transgjinorët kalojnë kaq vite për ta marrë këtë të drejtë”, tha Dollenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos