Shakaj rrëmbeu mikun e tij Eglant Koçi, zbardhen të tjera detaje nga zhdukja e 34-vjeçarit

Nga Igli Çelmeta
11 Qershor 2026, 09:03 | Kronikë

Shakaj rrëmbeu mikun e tij Eglant Koçi, zbardhen të tjera

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Policia po kryen kontrolle për gjetjen e trupit në disa zona. Pas kërkimeve në Krrabë, Elbasan dhe Librazhd, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona që dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i krimit, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se ka dyshime se pas ngjarjes makinat e tij të jetë parë në zonën e Pëllumbasit. Policia e Tiranës po kryen kontrolle të imtësishme për gjetjen e trupit dhe arrestimin e autorit.

Shakaj u pikas që në fillim të denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit dhe është një ndër personat e parë që u mor në pyetje nga policia. Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj. Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kur ka dalë nga komisariati pas marrjes në pyetje ai është ndeshur edhe me familjarë dhe të afërm të Eglant Koçit ku i ka thënë se ishte bërë merak edhe ai dhe se kur ta gjenin t'i thonin që ta merrte në telefon.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje por ai ka humbur gjurmët duke u larguar dhe fshehur. Pas hetimeve intensive dhe analizimit të shumë kamerave të sigurisë ditë më pas u vërtetua se Shakaj kishte rrëmbyer mikun e tij Eglant Koçin. Sipas sistemit TIMS rezulton që nuk ka dalë jashtë vendit dhe policia dyshon se ai fshihet brenda vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos