Arrestohet pronari i pishinës pas vdekjes së 15-vjeçarit në Gjirokastër 

Nga Rigels Malile
11 Qershor 2026, 08:25 | Kronikë

Arrestohet pronari i pishinës pas vdekjes së 15-vjeçarit

Policia ka arrestuar pronarin e pishinës “Glow”, Ermal Koko, ku mëngjesin e djeshëm humbi jetën një 15-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, Koko është arrestuar në flagrancë nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike vijojnë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos