Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Dy shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, mbi 180 të vdekur në Iran

Nga A2 CNN
3 Janar 2024, 15:09 | Bota

Dy shpërthime të njëpasnjëshme të ndodhura në një varrezë në qytetin Kerma, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020, i kanë marrë jetën mbi 188 personave.

Media shtetërore iraniane raportoi se dy shpërthime ndodhën pranë vendit ku është varrosur Soleimani, ndërsa agjencia e lajmeve Tasnim bën me dije se ato u shkaktuan nga dy bomba me çanta që ndodheshin në hyrje të varrezës, të komanduara nga distanca me një telekomandë.

Babak Yektaparast, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Iranit u ka thënë mediave vendase se deri më tani 103 persona kanë vdekur dhe 170 të tjerë janë plagosur, por numri mund të rritet në vijim.

Ngjarja në Iran vjen një ditë pasi numri dy i Hamasit, Saleh al Arouri, vdiq gjatë një sulmi izraelit mbi bazat e Hezbollaut në Bejrut dhe jo çuditërisht, një zyrtar iranian i ka cilësuar shpërthimet si "sulme terroriste", por pa dhënë detaje se kush mund të qëndronte pas tyre.

Sa i përket Soleimanin, dikur gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, u vra në një sulm me dron amerikan gjatë një vizite në Irak në vitin 2020 ku do të takonte kryeministrin e atëhershëm Adil Abdul-Mahdi.

Sulmi me dron shkaktoi një krizë të madhe diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit, duke çuar në sulme hakmarrëse me raketa kundër objekteve ushtarake amerikane në Irak dhe duke i shtyrë të dy vendet në prag të luftës.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë për funeralin e tij.  Soleimani konsiderohet një hero kombëtar për mbështetësit e regjimit teokratik të Iranit dhe ai shpesh u përfol si figura e dytë më e fuqishme e vendit, pas liderit suprem Ali Khamenei.

Ai ishte komandanti i Forcave Quds - një divizion i Policëve të Gardës Revolucionare Islamike, përgjegjës për spiunazhin dhe operacionet ushtarake jashtë Iranit.

Grupi u konsiderua një organizatë terroriste nga SHBA, të cilët pretenduan se Soleimani mbikëqyrte oficerët e Forcave Quds ndërsa ata u përpoqën dhe dështuan të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite në SHBA, Adel al Jubeir në kafenenë luksoze “Milano” në Uashington, në vitin 2011.

Soleimani u konsiderua gjithashtu si organizatori i operacioneve ushtarake të Iranit në Irak dhe Siri dhe me ndikim në zhvillimin e të ashtuquajturit "Boshti i Rezistencës", i kategorizuar si "Boshti i së Keqes" nga zyrtarët perëndimorë, e që përfshin Iranin dhe milicitë e mbështetur prej tyre si Hezbollahu në Liban dhe Hamasi në Gaza.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani