Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti edhe njëherë thirrjen për vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjatë një konference që u zhvillua në Astana të Kazakistanit, lideri turk u shpreh se në Gaza prej 28 ditësh janë duke u kryer krime kundër njerëzimit.
“Asgjë nuk mund ta justifikojë atë brutalitet që kemi parë prej 7 tetorit. Në Gaza janë duke u kryer krime kundër njerëzimit prej 28 ditësh tashmë”, tha Erdogan.
Mes të tjerash, presidenti turk hodhi dhe idenë për organizimin e një konference ndërkombëtare paqje, për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Palestinë.
Erdogan zbuloi gjithashtu se, deri në këto momente, Ankaraja ka dërguar më shumë se 10 avionë me ndihma humanitare për Gazën. (A2 Televizion)