Uragani Otis “zhduk” tri breza të një familjeje

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 08:18 | Bota

Uragani Otis “zhduk” tri breza të një familjeje

Maria del Rosario Saravia është një nga dhjetëra personat që përpiqen të gjejnë të dashurit që kur uragani Otis u përplas në Acapulco, duke e lënë qytetin me gati 900.000 njerëz pa komunikim. Javën e kaluar, 22-vjeçarja Maria del Rosario Saravia ishte e shqetësuar për nënën e saj, dy vëllezërit dhe djalin e vogël, pasi Otis goditi resortin bregdetar meksikan.

"Ne do të jemi këtu derisa të gjejmë të afërmit tanë”, tha ajo, duke kërkuar në horizont shenjat e nënës së saj Maria Hilaria Delgado, 55 vjeç, djalit të saj 4-vjeçar Luis Alberto Lopez dhe vëllezërve Luis Sebastian Herrera, 9 vjeç dhe Alejandro Marcelino Herrera, 31 vjeç.

“Nëna, vëllai i vogël dhe djali ishin me tim atë, një peshkatar dhe marinar, në varkën e tij kur stuhia goditi, duke fundosur anijen. Është një ndjenjë e tmerrshme të mos dish se ku janë”, shtoi ajo.

Autoritetet kanë rivendosur gradualisht energjinë dhe shërbimin telefonik, por ushqimi, uji dhe paratë janë ende të pakta dhe mijëra policë dhe ushtarë janë vendosur për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes në qytetin më të madh të shtetit jugor të Guerrero. Autoritetet thanë se Otis ishte uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë bregun e Paqësorit të Meksikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos