Franca: Libanit nuk i duhet një luftë me Izraelin

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 22:49 | Bota

Franca: Libanit nuk i duhet një luftë me Izraelin

Ministri i Mbrojtjes i Francës theksoi sot se Libani nuk ka nevojë për luftë me Izraelin, duke paralajmëruar kështu rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Rripin e Gazës.

"Libani nuk ka nevojë për luftë, kjo është më e pakta që mund të themi," tha Sébastien Lecornou, i cili vizitoi ushtarët francezë të Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në atë vend.

"Dhe është e vetëkuptueshme se kjo luftë mund të ketë efekte përshkallëzuese në të gjithë rajonin," shtoi ai.

Kujtojmë se pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit, më 7 tetor, situata është e tensionuar në kufirin e Libanit me Izraelin.

Mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite ka pasur një shkëmbim zjarri. Udhëheqësi pro-iranian i Hezbollahut, Hassan Nasrallah pritet të mbajë një fjalim nesër, i pari i tij që nga shpërthimi i luftës.

Lecornou tha se mes këtyre tensioneve, nuk është në interesin e askujt që të "ndërpritet" misioni UNIFIL, duke shtuar se kjo forcë paqeruajtëse është "zgjidhja".

Ai shprehu gjithashtu keqardhjen e tij që po dëgjon “nga andej-këtej” që UNIFIL-i të ndalojë patrullimet e tij, pa specifikuar se për cilin shtet e kishte fjalën.

Përleshjet në kufirin e Libanit me Izraelin kanë vrarë 66 persona në Libanin jugor, duke përfshirë 48 luftëtarë të Hezbollahut dhe shtatë civilë. Tetë ushtarë dhe një civil janë vrarë në Izrael.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu