Nëntë dronë drejt Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se po rrezikon katastrofën bërthamore

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 18:12 | Bota

Nëntë dronë drejt Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se po

Rusia ka akuzuar Ukrainën se po rrezikon një katastrofë bërthamore në Zaporizhzhia.

Në një reagim të orëve të fundit, Kremlini pretendon se nëntë dronë ukrainas janë rrëzuar nga forcat ruse pranë stacionit bërthamor Zaporizhzhia, që është edhe termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Regjimi i Kievit vazhdon të kryejë provokime me qëllim kërcënimin për një fatkeqësi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe ndërprerjen e rotacionit të punonjësve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)”, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes.

Zaporizhzhia, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i marsit 2022, ka gjashtë reaktorë VVER-1000 V-320 të projektuar nga sovjetikët, të ftohur me ujë dhe të moderuar nga uji, që përmbajnë Uranium 235.

Katër nga reaktorët janë mbyllur, ndërsa dy nga reaktorët punojnë në të ashtuquajturin modalitet "fikje e nxehtë", sipas operatorit rus të uzinës.

Ministria ruse sqaroi se forcat e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar nëntë dronë ukrainas pranë qytetit Enerhodar, që kontrollohet nga Rusia.

Sakaq, Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet ruse, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, IAEA ka thënë vazhdimisht se bota është me fat që asnjë aksident bërthamor nuk ka ndodhur ende në uzinën e Zaporizhzhia, ku siguria bërthamore thuhet se mbetet jashtëzakonisht e brishtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi