Konflikti Izrael-Palestinë, Papa Françesku kërkon zgjidhje paqeje me dy shtete

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 12:03 | Bota

Konflikti Izrael-Palestinë, Papa Françesku kërkon zgjidhje

Papa Françesku përsëriti sërish thirrjen e tij për ndalimin e luftës në Gaza dhe kthimin e palëve në dialog.

Kreu i Vatikanit tha se mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë.

“Çdo luftë është një disfatë. Nuk zgjidhet asgjë me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet përmes paqes dhe dialogut. Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku me atë zgjidhje të zgjuar, me dy shtet. Marrëveshjet e Oslos, përcaktojnë qartë ekzistencën e dy shteteve dhe Jeruzalemi të ketë një status special”, tha Papa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos