Stuhia “Ciaran” godet Francën, mbi 1 milionë banesa mbesin pa energji elektrike, ka viktima

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 12:13 | Bota

Stuhia “Ciaran” godet Francën, mbi 1 milionë banesa mbesin

Në verilindje të Francës, rreth 1.2 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pas kalimit të stuhisë “Ciaran”. Shpejtësia e erës shkon mbi 170 kilometra në orë.

Stuhia “Ciaran” ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin publik të shpërndarjes së energjisë”, konfirmuan autoritetet. Një shofer kamioni ka humbur jetën në veri të Francës, pasi një pemë u rrëzua nga era e fortë.

Këtë e konfirmoi ministri francez i Transportit, Klement Beaun, që shtoi se ka shumë pengesa të tjera në rrugë duke penguar qarkullimin e lirshëm.

Autoritetet kanë evakuuar nga shtëpitë e tyre 39 persona në afërsi të La Manshit. Stuhia e fuqishme po shkakton probleme edhe në Britaninë e Madhe, por edhe pjesë të tjera të Europës, kryesisht në zonat bregdetare. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi