Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 617 dhe përballjet mes dy ushtrive vijojnë të jenë të forta në front.
Gjatë 24 orëve të fundit, avionët dhe ushtria ruse bombarduan të paktën 118 fshatra në 10 rajone, në një sulm që nga autoritetet ukrainas konsiderohet si më i madhi që nga fillimi i këtij viti.
Ndërkohë, që kanë nisur dhe zërat të tjerë në krahun e Kremlinit që kërkojnë një zgjidhje të situatës, pasi zgjatja e luftës do të jetë shkatërrimtare për të dyja vendet.
Ishte pikërisht presidentit bjellorus Lukashenko, një ndër aleatët kryesorë të Putin, që kërkoi ndalimin e luftimeve dhe arritjen e një akordi. Ukraina ka lëshuar dronët e saj drejt objektivave ruse, një pjesë e të cilëve u shkatërruan nga sistemi mbrojtjes i ushtrisë së Putin në Krime dhe Detin e Zi. (A2 Televizion)