“Të besoj!” Ky është titulli i mesazhit të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu drejtuar IDF-së, teksa në një video të re shfaqet përkrah ushtarëve, të cilëve u thotë se "asgjë nuk do t’i ndalojë”.
“Sot me luftëtarët tanë në terren. Kemi suksese shumë mbresëlënëse, tashmë jemi përtej shumicës së periferisë së qytetit të Gazës. Ne po bëjmë përparim. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë. Ne do të shkojmë përpara dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë. Unë ju besoj, ju besoj. I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Deri në fitore”, ka shkruar Netanjahu sipër videos së publikuar në platformën X.
Më herët, shefi i qeverisë shprehu nga njëra anë sigurinë se Izraeli do ta fitojë luftën në Gaza dhe nga ana tjetër trishtimin e tij për humbjet e jetëve në rritje, në radhët e ushtrisë.
היום עם הלוחמים שלנו בשטח. יש לנו הצלחות מאוד מרשימות, אנחנו כבר יותר מבפאתי העיר עזה. אנחנו מתקדמים. שום דבר לא יעצור אותנו.
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) November 2, 2023
אנחנו נתקדם. אנחנו נתקדם וננצח, ונעשה את זה בעזרת ה' ובעזרת הלוחמים הגיבורים שלנו.
אני סומך עליכם, אני מאמין בכם. עם ישראל כולו עומד מאחוריכם - עד… pic.twitter.com/qWSOLH8bV5
Sipas Netanjahut, lufta do të jetë e gjatë. “Jemi në një luftë mizore. Do të jetë një luftë e gjatë. Unë u premtoj të gjithë qytetarëve të Izraelit: ne do ta kryejmë punën. Do të vazhdojmë deri në fitore”, tha Netanyahu.
Një deklaratë të ngjashme bëri edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad.
“Rënia e luftëtarëve të forcave të armatosura izraelite në betejat kundër terroristëve të Hamasit në Gaza është një goditje mizore dhe e dhimbshme. Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e tyre të dashura. Arritjet e rëndësishme të luftimeve në Rripin e Gazës për fat të keq kanë një çmim të rëndë. Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm për një fushatë të gjatë dhe komplekse që kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje – do të fitojmë”, ka shkruar ai. (A2 Televizion)