“Betejë heroike në Gaza”, ushtria izraelite përleshet me Hamasin gjatë natës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 07:35 | Bota

“Betejë heroike në Gaza”, ushtria izraelite përleshet

Forcat e mbrojtjes së Izraelit bëjnë me dije se natën e së enjtes, në të gdhirë e premtja, një betejë historike është zhvilluar brenda territorit të Gazës, përballë militantëve të Hamasit.

“Ata mbetën të vrarë, teksa ne do të vijojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruhet në adresën e ushtrisë izraelite në Telegram.

Sipas informacioneve nga burime të tjera, ushtria izraelite është përballur mbrëmë me disa skuadra terroristësh në Gaza. Pavarësisht, zjarrit intensiv, IDF e mbështetur edhe nga ajri me helikopterë dhe avionë, mund të eliminojë të gjithë agresorët.

Ndërkohë, në anën diplomatike, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi vizitën e dytë në Izrael, që nga nisja e përballjes së armatosur në fillim të tetorit.

Më herët, kryediplomati amerikan zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell me të cilin diskutoi për situatën në Gaza dhe nevojën e menjëhershme për të dërguar ndihma për civilët palestinezë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi