All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Familjet izraelite po kërkojnë pasardhës nga djemtë e tyre të vdekur

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 11:30 | Bota
All - Paragraf - 1

Familjet izraelite po kërkojnë pasardhës nga djemtë e tyre

Një numër gjithnjë e më i madh i prindërve në Izrael po kërkojnë që sperma nga trupat e djemve të tyre të vrarë, shumica ushtarë, të ngrihet. Disa rregulla mbi procedurën janë lehtësuar pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, por shumë janë të zemëruar dhe të frustruar për proceset e gjata ligjore me të cilat përballen.

All - Paragraf - 3

Familjet që kanë ngrirë spermën e djemve të tyre që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit në Izrael, janë gjithnjë në rritje. Që nga fillimi i luftës, sperma është marrë nga gati 170 të rinj, civilë dhe ushtarë, sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë. Procesi përfshin prerjeje në testikul dhe heqjen e një pjese të vogël të indit, nga e cila qelizat e gjalla të spermës mund të izolohen më pas në një laborator dhe të ngrihen. Normat e suksesit për marrjen e qelizave janë më të larta nëse bëhet brenda 24 orëve pas vdekjes, megjithëse ato mund të jetojnë deri në 72 orë.

Në tetor, ministria izraelite e Shëndetësisë hoqi dorë nga kërkesa që prindërit të merrnin një urdhër gjykate për të kërkuar procedurën. Por ndërkohë që është bërë më e lehtë të kryhet ky proces, të vejat ose prindërit që duan ta përdorin atë në ngjizjen e një fëmije duhet të demonstrojnë në gjykatë se i vdekuri donte të kishte fëmijë.

Prindërit e parë në Izrael që ruajtën dhe përdorën spermën e djalit të tyre të vdekur ishin Rachel dhe Yaakov Cohen. Ai u qëllua për vdekje nga një snajper palestinez, në vitin 2002 në Rripin e Gazës. Mbesa e tyre, Osher, tani është 10 vjeç. Rachel thotë se ata u përballën me shumë kundërshtime, por përfundimisht siguruan një vendim ligjor, pas të cilit ajo bëri reklamë për një nënë të mundshme për fëmijën e djalit të saj.

All - Paragraf - 6

Ruajtja e spermës ka domethënie të madhe për familjet e ndjera, shpjegon Dr Itai Gat, drejtor i bankës së spermës në Qendrën Mjekësore Shamir. “Është shansi i fundit për të siguruar riprodhimin dhe fertilitetin në të ardhmen”, thotë ai. Më parë kishte kundërshtime për ruajtjen e spermës nëse nuk kishte pëlqim të qartë nga i ndjeri, por pikëpamja është zbutur pas luftës aktuale ku numri i viktimave raportohet i lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos