Furgoni i pasagjerëve përplaset “kokë më kokë” me një traktor-rimorkio, 8 viktima në Perunë qendrore

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 08:57 | Bota

Furgoni i pasagjerëve përplaset “kokë më

Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një furgon pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një traktor-rimorkio në rajonin qendror të Perusë Pasco, njoftuan mediat lokale.

Përplasja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit me orën lokale në kilometrin 157 të autostradës qendrore, kur automjeti i përfshirë po shkonte nga Pasco në Huariaca.

 “Deri më tani, kemi tetë vdekje, përfshirë tre të mitur, studentë në Institucionin Arsimor Antioquia”, tha Martin Berrospi, kryebashkiak i qarkut Huariaca, duke shtuar se autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Berrospi tha se autostrada kishte nevojë urgjente për riparime dhe i bëri thirrje qeverisë kombëtare të mirëmbajë më mirë rrugën për të shmangur aksidente të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos