I nxehti vdekjeprurës, rritet bilanci i viktimave në Mekë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 07:27 | Bota

Është përkeqësuar më tej bilanci i viktimave si pasojë e të nxehtit ekstrem gjatë pelegrinazhit të përvitshëm të haxhit në Mekë.

Sipas burimeve zyrtare nga Arabia Saudite, deri në këto momente raportohet se 1301 persona kanë vdekur nga temperaturat e larta që arritën deri në 51 gradë Celsius.

Pelegrinazhi u zhvillua në nxehtësi të madhe dhe shumica e njerëzve që vdiqën nuk kishin leje apo ndihmë zyrtare, theksuan autoritetet në Riad.

Adhuruesit ecnin distanca të gjata nën rrezet e diellit direkte, pa strehim apo ndihmën e duhur", njoftoi Agjencia Zyrtare e Shtypit Saudite.

Nga sa raportojnë mediat ndërkombëtare, pjesa më e madhe e viktimave janë me kombësi egjiptiane, vend i cili ka nisur një hetim për “pelegrinët e paligjshëm” dhe kompanive turistike që i dërguan ata në Mekë.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman që mund ta përballojë atë duhet ta bëjë të paktën një herë në jetën e tij. Këtë vit raportohet se në pelegrinazh kanë marrë pjesë 1.8 milionë njerëz, shumica e të cilëve kishin udhëtuar nga jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos