Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

I “tërhoqën veshin” për qëndrimet e mbajtura, Elon Musk viziton Aushvicin

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 17:53 | Bota

I “tërhoqën veshin” për qëndrimet e mbajtura,

Miliarderi Elon Musk ka vizituar ditën e sotme kampin e Aushvicit. Vizita e Musk vjen pas kritikave të forta se platforma në pronësi të tij, trajton postimet rreth antisemitizimit dhe vetëm disa javë pasi Musk kërkoi falje për mbështetjen e një teorie konspirative.

Nisur nga këta faktorë, udhëheqësit hebrenj kërkuan që Musk të shihte vetë një nga vendet më simbolike të Holokaustit.

Më vonë ai do të trajtojë antisemitizmin në internet në një konferencë të organizuar nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve.

Gjermania naziste vrau të paktën 1.1 milionë njerëz në kampin e vdekjes në Aushvic, në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pothuajse një milion ishin hebrenj. Mes viktimave, më shumë se 200 mijë ishin fëmijë dhe të rinj.

Gjatë vizitës së tij në Aushvic, Musk vendosi një kurorë me lule dhe mori gjithashtu pjesë në një shërbim përkujtimor, ku përfshihej edhe ndezja e qirinjve.

Me vete, Musk kishte marrë të birin dhe shoqërohej gjithashtu nga i mbijetuari i Holokausit, Gidon Lev.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli