Çifti në jug të Gazës nuk pret për paqen, shkëmbejnë unazat nën një tendë

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 14:28 | Bota

Mohammed Al Gandur kishte menduar prej muajsh, jo vetëm ditën e dasmës por edhe festën, njerzit, muzikën, ëmbëlsirën dhe dhuratat që do t'i bënte nuses së tij. Por ëndërrat e tij dhe të bashkëshortes, u shkatërruan nga bombat mbi shtëpitë e të dyve, që prej nëntorit., Kësisoj edhe dasma, sic ishte paracaktuar nga dy familjet, u mbajt në tendë, në jug të Gazës, atje ku mijëra familje kanë gjetur strehë, në këtë dimër të acartë, nga moti dhe lufta, vetëm pak metra më tutje.

Edhe pse nga bombat mbi shtëpi, Shahad humbi gjithcka, fustanin e nusërisë dhe bizhutë, ajo përsëri ruan disa tradita, sic janë thonjtë e buzët, pak të lyera, si për të treguar gëzimin.

Brenda tendës, Shahad, me një fustan të bardhë dhe një vel mbi kokë, siç tradita e kërkon, ngre dorën për të vendosur unazën, që e lidh në martesë me Muhamedin.

Para dasmës, të dy kishin menduar gjatë, siç thonë, për mijëra orë, për përgatitjet, përfshirë edhe muzikën ushqimin e pijet, që sot është shndërruar në ujë në gota plastike e muzikë nga një radio. Të dy familjet, Gandur dhe ajo e Shahad thonë se kanë humbur familjarë të tyre në luftë, ndërsa me shumë të tjerë nuk kanë më kontakte prej nëntorit.

“Doja një festë, celebrim, një dasmë. Doja të ftoja gjithë miqtë e mi, të afërmit, kushërinjtë, si të gjithë kur martohen. Falë zotit edhe në këto kushte u rrethova nga njerëz të afërm, që qëndruan krah meje. Nga lufta, kemi 20 martirë në familje. E fejuara ime u përgatit. Kishte bërë gatu veshjet, edhe pse shtëpia e saj ishte shkatërruar nga bombat. Humbi fustanin 2500 $ dhe bizhutë që do vendoste. Por ska problem, zoti do na e shpërblejë një ditë. Do ja dalim të krijojmë familje tonë,” shprehet dhëndri. 

“Kjo ishte dasma e parë në familjen tonë. Ky ishte fati i sime bije. Ëndërra ime ishte ta shihja me një fustan të bardhë, për ta përcjellë në ditën e saj më të bukur. Kishin shumë ëndërra të dyja bashkë, kishim bërë shumë plane. Gjithcka e kishim bërë gati por bombat i shkatërruan. Sa herë i kujton, ajo nis të qajë. Gjithsesi unë i  them të mos qajë sepse paratë zëvëndësohen. Duhet të jetë e lumtur që ne jemi ende gjallë. Edhe pse shumica e familjes tonë, është ende brenda Gazas. As nuk i kontaktojmë dot, as nuk dimë gjë për ta. Kemi martitë në familje. Kemi të lënduar. Por për vajzën, jam e lumtur sot,” tregon nëna e nuses.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni