Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

Biden telefonon kryeministrin izraelit: Nuk është i pamundur shteti i Palestinës me Netanyahu-n në detyrë

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 09:12 | Bota

Presidenti Joe Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për zgjidhjet e mundshme që do të çonin në krijimin e një shteti të pavarur për palestinezët, duke vënë në dukje se jo të gjitha vendet kanë ushtritë e tyre.

Kjo ishte telefonata e parë e Biden me Netanyahun në gati një muaj.

Pasi u pyet nga gazetarët Biden mohoi që të jetë e pamundur zgjidhja me dy shtete me Netanyahun ende në detyrë. Presidenti tha kryeministri izraelit nuk ishte kundër të gjitha zgjidhjeve me dy shtete, duke shtuar se disa anëtarë të Kombeve të Bashkuara nuk kanë forca ushtarake.

Biden dhe Netanyahu diskutuan përpjekjet për të siguruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi, dhe zhvendosjen e Izraelit në operacione më të "shënjestruara" në Gaza për të lejuar më shumë ndihmë humanitare, tha Shtëpia e Bardhë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli