Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Izraeli kundër SHBA-së, Netanjahu kundër krijimit të shtetit palestinez

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 07:05 | Bota

Izraeli kundër SHBA-së, Netanjahu kundër krijimit të shtetit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se ia ka bërë të ditur edhe SHBA-së se është kundër krijimit të shtetit palestinez, kur të marrë fund konflikti në Gaza.

Në një konferencë për mediat, ai tha se sulmi në Gaza do të vijojë "deri në një fitore të plotë" që është shkatërrimi i Hamasit dhe rikthimi i pengjeve të mbetura izraelitë, duke shtuar se kjo "mund të kërkojë disa muaj".

Gjatë konferencës për shtyp të së enjtes, ai tha se Izraeli duhet të ketë kontroll të sigurisë mbi të gjithë tokën në perëndim të lumit Jordan, e cila do të përfshijë territorin e çdo shteti të ardhshëm palestinez.

"Ky është një kusht i domosdoshëm dhe bie ndesh me idenë e sovranitetit (palestinez). Çfarë duhet bërë? Unë ua them këtë të vërtetë miqve tanë amerikanë dhe gjithashtu ndalova përpjekjen për të na imponuar një realitet që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit", tha ai.

Sipas Hamasit, janë vrarë 25 mijë palestinezë dhe 85 për qind e popullsisë janë zhvendosur.

Izraeli është nën presion të madh për të frenuar ofensivën e tij dhe për t'u angazhuar në bisedime kuptimplote për një fund të qëndrueshëm të luftës.

Aleatët e Izraelit, duke përfshirë SHBA-në dhe shumë prej armiqve të tij, kanë kërkuar "zgjidhje të dy shteteve", në të cilën një shtet i ardhshëm palestinez do të ulet krah për krah me një izraelit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu