Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Sunak injoron vendimin e gjykatës, plani “Ruanda” në dorën e lordëve: T’i dëbojmë azilkërkuesit!

Nga Xhevahir Qardaku
18 Janar 2024, 15:09 | Bota

Rishi Sunak vijon të mbajë gjallë “kalin e betejës” së tij politike. Kryeministri u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës së Lordëve që ta aprovojnë planin Ruanda, për dëbimin e azilkërkuesve nga Mbretëria e Bashkuar për në vendin afrikan. Kjo vjen pasi Sunak arriti të kalojë ligjin në fjalë në Dhomën e Komunëve.

Duke folur në Doëning Street, ai nënvizoi se Londra duhet t’i qëndrojë planit për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe gomonet, gjë të cilën e ka shndërruar në prioritetin kryesor të qeverisë së tij. Kryeministri u shpreh i gatshëm që të injoronte dhe një vendim të Gjykatës Europiane që pezullon zbatimin e planit të zhvendosjes së azilkërkuesve për shkaqe sigurie.

“Nëse po më pyesni nëse unë do të shpërfill rregullin 39, përgjigja është qartësisht po, është e rëndësishme që ta rregullojmë këtë problem. Ne besojmë se kemi bërë absolutisht gjithçka në rregull. Dhoma e Lordëve duhet ta miratojë këtë plan. Është koha të marrim kontrollin e kufijve tanë dhe të mposhtim trafikantët.”, u shpreh Sunak.

Sunak shtoi se dëshiron të nisë me dëbimin e azilkërkuesve, sa më parë që të jetë e mundur. Ai tha se partia Konservatore është plotësisht e bashkuar në këtë front, duke mohuar zërat për një përçarje të forcës politike në pushtet, pavarësisht se 11 anëtarë votuan kundër. Konservatorët zotërojnë shumicën në Dhomën e Lordëve, por kryeministri i druhet një kryengritje të brendshme që mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohëshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani