SHBA rikthen Houthit në listën e terroristëve

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 18:24 | Bota

SHBA rikthen Houthit në listën e terroristëve

Administrata amerikane ka vendosur të rikthejë në listëve e grupeve terroristëve, rebelët Houthi, me bazë në Jemen.

Zyrtarët e administratës Biden thanë se përcaktimi, që vendos sanksione të ashpra për grupin e lidhur me Iranin, ka për qëllim ndërprerjen e fondeve dhe armatimeve që rebelët Houthi kanë përdorur për të sulmuar ose rrëmbyer anijet në detin e Kuq.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur shqetësimet se një përshkallëzim i luftës Izrael-Hamas mund të çojë në destabilizim të Lindjes së Mesme.

Sipas Zërit të Amerikës, vendimi për ta ripërfshirë këtë grup në listën e organizatave terroriste vjen pasi avionë, anije dhe nëndetëse luftarake amerikane dhe britanike, ndërmorën javën e kaluar dhjetëra sulme kundër lëvizjes Houthi, që kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos