Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Shpifi ndaj monarkisë, dënohet me 50 vite burg

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 20:40 | Bota

Shpifi ndaj monarkisë, dënohet me 50 vite burg

Një gjykatë në Tajlandë dënoi me 50 vite burg një burrë për komentet që ai kishte bërë në rrjetet sociale kundër monarkisë.

Sipas ekspertëve, ky është dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë në bazë të ligjit famëkeq të “Lese Majeste”.

30-vjeçari Mongkol Thirakot fillimisht u dënua me 28 vjet për postimet që ai bëri tre vjet më parë në Facebook. Por të enjten Gjykata e Apelit i shtoi dënimit 22 vjet shtesë.

Ligji “Lese Majeste” kriminalizon çdo koment negativ për monarkinë. Ai është kritikuar gjerësisht dhe është ende në fuqi pavarësisht zgjedhjes së vitit të kaluar të një qeverie civile.

Detajet që çuan në një dënim kaq të ashpër për Thirakot, një shitës online veshjesh nga provinca Chiang Rai, nuk janë publikuar. Gjykatësi iu referua komenteve të shumta në Facebook, dhe gjykatat tajlandeze zakonisht grumbullojnë dënime shtesë për çdo postim individual.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli